28 Nandor 1912 |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
zyrtarisht nga Konferenca e Ambasadorve. |
Faqe 228 Edward Grey - u shvillue nė mes tė Austro- Hungaris dhe Rusis. Mbasi u pranue nė parim qi tė krijohej nji shtet shqiptar i pamvarun, tė dy palėt u hangrėn se deri ku do tė shtriheshin kufijt e tij." Ktu parimi i vetvendosjes hyni nė konflikt me politikėn realiste tė kompromiseve, dhe Kosova u sakrifikue pėr tė "shpėtue paqen". Sakrifica ishte e kotė, mbasi paqja vazhdoi ma pak se nji mot dhe Europa u zhyt prapseprap nė nji luftė tė pėrggjakėshme dhe rrėnuese. 5ir Edward Grey kallzon se si nji mėngjez herėt, ambasadori i Austris, Konti Mensdorff, shkoi me i ba vizitė nė banesėn e tij private. Ministri porsa ishte ngritė prej ggjumit dhe deshi me e shtye pjekjen pėr ma vonė. Ambasadori nguli kambė se kishte nji lajnn urggjent me i komunikue dhe Sir Edward Grey u detyrue me e pritė tue qenė veshun me petkat e shtėpis. Ambasadori ishte kaq i tronditun kur hyni nė sallon saqi pėrmbysi nji vazo tė ēmueshme, qi u ba copė-copė tue ra pėrtokė. Lajmi urggjent ishte se qeverija austriake kishte pranue qi Jakova, qyteti i fundit nė Kosovė, t'i jepej Sėrbis. Kėsisoj, bisedimet me Rusin persa i pėrket kufinit nė mes tė Shqipnis dhe Sėrbis, kishin marre fund "nė mėnyrė paqėsore". Miqtė tonė nė Konferencėn e Ambasadorve na ngushėlluen tue thanė se kishin sigurue qi Serbija tė mos delte nė Durrės dhe Mal i Zi tė mos merrte Shkodrėn. Sa pėr ministrin e jashtėm britanik, ai e thotė haptazi se "orvatjet tona kishin pėr qėllim me gjetė nji formulė tė pranueshme pėr Austrin dhe pėr Rusin. Prandaj hollėsinat se ku duhej tė kalonte pikėrisht vija e kufinit nuk kishin shum randėsi ... Interesat britanike nuk do te prekeshin nga fati i Durrėsit ose Shkodrės."1 Po kjo dramė dhe me tė njajtėt aktorė u 1. Sir Edvard Grey - "Memoirs", faqe 272. |
|