28 Nandor 1912 |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
pėrsėrit nė lidhje me kufijt e Shqipnis sė |
Faqe 229 tokat qi do tė jenė pjesė tė Shqipnis sė pamvarun." Kufijt e Shqipnis qi u caktuen nga Konferenca e Ambasadorve tė Londrės ishin mohim i ēdo parimi njerzor, kombėtar dhe ekonomik. Pjesa e ndriēueme e opinionit britanik u trondit nga kjo padrejtėsi e madhe q'i bahej nji kombi tė vogėl dhe ministrit tė jashtėm iu banė pyetje nė Dhomėn e Komuneve. Sir Edvvard Grey u mundue t'i justifikonte vendimet e Ambasadorve tue thanė: "Marrėveshtja rreth kufijve verior tė Shqipnis u pėrfundue mbas nji orvatjeje tė ggjatė dhe plot pengesa. U vendos qi bregdeti dhe qyteti i Shkodrės t'i mbeten Shqipnis, ndėrsa Peja, Prizreni, Dibra, dhe (mbas shum fjalėsh) Jakova tė lihen jashta kufijve tė Shqipnis. Jam i bindun se kur te dihen tė gjithė faktet, ky vendim do tė kritikohet me shum tė drejtė nga ata qi e njofin vėndin dhe qi kanė dijeni mbi aspiratat e popullatės lokale. Por duhet tė kemi parasysh se, ndėrsa bisedohej ēashtja e kufijve tė Shqipnis, duhej evitue me ēdo mėnyrė nji konflikt i hapėt nė mes tė fuqive tė mėdha. Pra, nė qoftė se marrėveshtja rreth Shqipnis u sigurue pa prishė harmonin nė mes tė fuqive tė mėdha, atėhere mund tė themi se ky ka qend nji sukses i vėrtetė nga pikpamja e interesit jetik tė paqes nė Europė." Lufta e Shkodrės Megjith qi Konferenca e Ambasadorve vendosi qi Shkodra t'i mbetet Shqipnis, Kral Nikolla nuk ndigjoi me u pėrulė. Kambėngulja e tij kapėrcente kufijt e arėsyes mbasi edhe Cari i Rusis nuk e pėrkrahte ma. Nji komunikatė zyrtare e Ministris sė Jashtme tė Petersburgut i bante tė njoftun publikut rus kompromisin qi u pėrfundue me Austro-Hungarin pėrsa i |
|