Mbreti Zog i I |
||
Faqe 289 |
||
kandidatė independentė nė disa prefektura si Korēa. Me shum pėrpjekje ata sigurojshin disa vota por, me sa di vet, asnjiherė nuk u zgjodhė nji deputet inde- pendent. Kabineti emnoheJ' nga kryetari i shtetit dhe votbesimin e parlamentit e kishte tė siguruem derisa gėzonte besimin e Mbretit. Projekt ligjet hartoheshin nga Kėshilli i Shtetit, nji prej enteve ma tė vlefshme tė Monarkis. Nė periudhėn e tij ma pjellore, Kėshilli i Shtetit kryesohej nga Mehdi Frashėri. Me iniciativėn e tij, Shqipnija u pajisė me nji varg kodesh ligjuere, adaptue nga legjislacioni ma i pėrparuem i perėndimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues janė disa nga veprat ma tė ēmueshme tė periudės sė pamvarėsis. Barazija e grues me burrin, pėrdorimi i operacioneve bankare nė tregėtin e mbrendėshme dhe sidomos tė jashtme, sistemi metrik pėr matje dhe peshim, etj., janė hapat drejt oksidentalizimi tė Shqipnis qi erdhėn si pasoje e vuemjes ne zbatim tė kėtyne ligjeve. Projektligjet e pregatituna nga Kėshilli e Shtetit i parashtroheshin parlamentit pėr aprovim. Ky nuk ishte nji formalitet i zbrazėt, mbasi projektligjet studjoheshin me kujdes nė Komisionet e posaēme, tė pėrbamė nga deputetė tė specializuem. Ata banin shum ndryshime pėr tė pėrmirėsue ligjet nė aspektin e tyne teknik. Ligjet e votuem nga parlamenti dekretoheshin nga Mbreti dhe firmoheshin nga ministri i ngarkuem me zbatimin e tyne Nė verėn e vitit 1930, Mbreti Zog shkoj nė Vjenė pėr me u shėrue nga stomaku. Nji natė, tue dalė nga Opera, Mbreti i shoqnuem nga ministri i oborrit Ekrem Libohova, dhe Adjutanti Major Llesh |
Topallaj u atakue nga dy oficera shqiptar nė mėrgim: Aziz Ēami dhe Ndoc Gjeloshi. Mbreti nuk pesoi gja, kurse Llesh Topallaj mbet i vramė dhe Ekrem Libohova u plagosė nė kambėn. Autorėt e atentatit duelen pėrpara gjykatores sė Vjenės, e cila i dėnoi me pak vjet burgim. Gjyqi u pėrdor nga regjimi qi mbretnonte nė Shqipni. Nė Vjenė asi kohe dominonte emigracioni politik pėr tė denonsue regjimin autokratik. Socializmi dhe shprehja «monarki absolute» ishin nji gogol nė syt e gjykatėsve austriak. Giatė mungesės sė Mbretit, Musa Juka kishte zbulue nji komplot «pėr tė pėrmbysė regjimin me anė tė violencės». Nji tok njerės nė mes tė Shqiptarve me mendime liberale u arrestuen dhe u nxuerrėn pėrpara Gjyqit Politik. Duel nė shesh se ata ishin mbledhė, mėsheftazi natyrisht, pėr tė bisedue mėnyrėn e veprimit nė rast se i ndodhte gja Mbretit. Por ata u gjykuen pėr veprimtari subversive nė bazė tė Ligjit pėr Mbrojtjen e Shtetit, dhe u dėnuen me burgim pėrjetė ose pėr shumė vjet. Nė verėn e vitit 1935 ndodhi diēka ma serioze. Nė qytetin e vogėl Fier tė Myzeqes komandanti i gjindarmėris, Musa Kraja, ngriti flamurin e kryengritjes. Ai urdhnoi arrestimin e pėrfaqėsuesve tė autoritetit qendruer dhe proklamoi vehten shef tė revolucionit kundėr Monarkis. Pikėrisht nė at kohė adjudanti i Mbretit, Gjenerali Gilardi, prej origjine austriake, kaloi me automobil nga Fieri, pa ditė asgja mbi ēka ishte tue ndodhė. Ndjekėsit e Musa Krajės kujtuen se ishte dėrgue nga qeverija pėr me shtypė kryengritien dhe e vranė mbrenda nė veturė. Ky ishte i pari gjak qi u derdhė at ditė. Musa Kraja shpresonte se gjesti i tij do tė shėnonte plasjen e revolucionit nė mbarė Shqipnin. Por kjo nuk u vėrtetue dhe lėvizja e Fierit u shtypė shum shpejt nga forcat qeveritare. Si gjithmonė, |