Mbreti Zog i I |
||
Faqe 290 |
||
shkaktarėt e vėrtetė tė kėtyne tragjedive marrin arratin, kurse 11 gjindarmė, qi kishin shkue mbas Musa Krajės, u ekzekutuen atypėraty. Qeverija kishte marrė frikė dhe vendosi me shfarue krejt opozitėn e hapėt ose tė mėsheftė. Me qindra njerės u arrestuen dhe nji atmosferė terrori mbretnoi anembanė Shqipnis. Tė arrestuemit pėrbanin nji tufė tė perzieme: mėsues komunistė, oficerė tė ushtėris, nėpunės tė shtetit, intelektualė liberale, pronarė konservatorė. Shum prej tyne u futėn nė burg vetėm pse ishin nė listėn e zezė tė Musa Jukės. Disa si Riza Cerova, qi nuk u shtinė nė dorė, u ndoqėn gjurma- gjurmės dhe u vranė nė arrati e sipėr. Ata qi u pandehėn si shefat e nji organizate tė gjanė pėr tė ba revolucion nė mbarė Shqipnin, u munduen dhe u torturuen derisa banė pohimet pėr tė cilat kishte nevojė Musa Juka. Mbas disa javėsh tė «hetimeve paraprake» tė kėtij lloji, Musa Juka ishte gati me nxjerrė para Gjyqit Politik tė pandehunit, numri i tė cilve kapėrcente njiqind vet. Gjyqi u ba nė Fier nė kopshtin e shtėpis sė Qemal Vrionit, i cili ishte nji nga kandidatėt pėr me u dėnue. Nė kėt rast Fieri ishte kthye nė nji kamp ushtarak me bajonetat qi xixėllonin nė dritėn e shkėlqyeshme tė diellit. Burgu i qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndėrtėsa tė tjera, si hotel «Lirija» dhe shkolla e Bishanakut ishin mbushė me tė burgosun. Prap edhe atje vėndi mungonte. Nė nji dhomė tė Bishanakut, ishin mbyllė 27 vet. «Hetimet» vazhduen edhe nė Fier. Tė pandehunit shoqnoheshin natėn nji nga nji nė zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin nė orėt e para tė mėngjezit, tue kallzue tmerrin qi kishin pa ose pėsue. Ditėn qi u ēel gjyqi, gati 120 tė pandehun, tė lidhun me pnanga gjashtė vet nė nji radhė, u vunė me ndejė mbi karrige nė kopshtin e shtėpis ku do tė kryhej |
formaliteti i dėnimit tė tyne, qi ishte caktue ma parė. Kryetar i gjyqit ishte Ali Riza Topalli nga Kosova dhe prokurori nji Grekofon nga Dropulli. Ushtarėt me pushkė dhe bajoneta pėrbanin nji gardh tė dėndun pėrqark grupit tė viktimve tė kėsaj komedije gjyqėsore. Tė pandehunit u thirrėn me folė dhe, gati tė gjith, pėrsėritėn pohimet qi kishin ba ndėn torturė gjatė «hetimeve». Mbasi nuk kishte dokumenta tė shkrojtuna pėr tė provue kėt komplot «kolosal», disa nga tė pandehunit patėn guximin me tėrheqė ato qi kishin thanė para gjykatėsit hetues, dhe disa tė tjerė u munduen me paksue randėsin e komplotil, tue shpallė se puna ishte kufizue me bisedime. Asnji avokat nuk kishte pėr me i mbnojtė. Publiku ishte pėrfaqėsue nga nji a dy reporterė fletoresh, tė cilėt duhej tė paraqitshin shkrimet e tyne pėr cenzurė. Kaluen disa dit tue shkue e tue ardhė nga burgu nė gjyq dhe anasjelltas dhe ma nė fund u shpall vendimi qi tnonditi mbarė Shqipnin: dyzet vet ishin dėnue me vdekje, shumica tjetėr me burgim tė pėrjetėshėm, dhe nji numur i vogėl ishin gjetė tė pafajshėm. Por kėt herė Musa Juka kishte shkue tepėr larg. Drama juridike e Fierit pat nji jehonė tė papritun nė Europė. Lidhja pėr tė Drejtat e Njeriut nė Paris dhe organizata tė tjera liberale protestuen pranė qeveris sė Tiranės. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve, qi ishte mbledhė nė at kohė nė Gjenevė, bani presion mbi delegacionin shqiptar qi tė mos ekzekutohej ky masakrim i legalizuem. Nji breshėr telegramesh nga Gjeneva vuni nė dukje nė shum mėnyra damin e madh qi do t'i vinte emnit tė Shqipnis nė botėn e qytetnueme, dhe ma nė fund kto kėshilla urtėsije patėn efektin e tyne. Dėnimet me vdekje u kthyen nė burgim tė pėrjetėshmė dhe vetėm nji nga tė dėnunemit, nji karakter i dyshimtė nga Ēamėrija, i cili kishte pėrfitue nga situata |