Mbreti Zog i I |
||
Faqe 291 |
||
pėr tė krye vjedhje, u vue nė litar. Nji atmosferė e zymėt kishte randue mbi Shqipnin ndėrsa pritej ekzekutimi i dyzet burrave. Tė ggjithve iu hoq nji barrė e rande prej zemret kur u dha lajmi se vendimi i Gjyqit Politik nuk do tė vihej nė zbatim. Derisa viktimat shpėtuen gjallė ishte gjithmonė shpresa qi tė mos kalbeshin nė burg pėr ggjith jetėn. Mbas tmerrit qi kishte shkaktue «Lėvizja e Fierit», populli priste nji ndryshim. Mbreti Zog u bind se duhej me krijue nė popull pėrshtypjen se diēka kishte ndryshue. Nji dit prej ditve qeverija dha dorėheqjen dhe Mbreti ngarkoi Mehdi Frashėrin me formue qeverin e re. Pėr herė tė parė mbas kaq vjetve, fytyra tė reja okupuen ofiqet ministeriale: Dhimitėr Berati, minister i ekonomis kombėtare; Fuad Asllani, ministur i punve tė jashtme; Ethem Toto, ministėr i mbrendėshėm; Rnok Gera, ministėr i financave; etj. Kabineti Mehdi Frashėri, me pjestarė tė regjun nė kulturėn oksidentale, u brohoritė si nji qeveri liberale dhe ngjalli shpresa tė mėdha. Mehdi Frashėri, i cili ishte pregatitė gjatė kohės qi kryesonte Kėshillin e Shtetit, i pėrveshė punės pėr me hartue projektligjet qi do tė ndrronin faqen e Shqipnis, tue ēdukė mbeturinat e sundimit turk nė administratėn dhe nė ekonomin e vėndi^. Por puna ma urggjente ishte ndreqja e marrėdhanieve me Italin, qi kishin shkue keq tash disa kohė. Ndihmat financiare nga Roma ishin pre dhe kriza ekonomike nė Shqipni kishte mbėrritė nė pikėn e fundit. Mehdi Frashėri, i shoqnuem nga Fuad Asllani, shkuen n'Itali pėr me lidhė marrėveshtje tė reja tė bazueme nė respektin e pamvarėsis dhe tė dinjitetit nga tė dy anėt. Negociatat pėrfunduen me sukses dhe nji varg marrėveshtjesh tė reja u nėnshkruen nė Romė. Sa pėr reformat e mbrendėshme u duk |
shum shpejt se nė mendjen e Mbretit Zog nuk kishte ardhė koha me zbatue reformat radikale qi synonte kryeministri Mehdi Fnashėri. Me urdhėn tė Pallatit u provokue nji konflikt nė mes tė qeveris dhe parlamentit, i cili i refuzoi votbesimin nė lidhja me nji ligjė tė dorės sė dytė mbi zavendėsimin e punimit tė detyrueshėm shtat dit nė vit nė rrugėt e shtetit me nji taksė nė tė holla. Deputetėt qi kislnin votue njizanit pėn Mehdi Frashėrin nji mot ma parė votuen kundėn tij po me at unanimitet. Abdurrahman Krosi, deputet i Dibrės, kishte veprue si kasnec i vullnetit tė Sovranit nė tė dy rastet. Rrėzimi i qeveris sė Mehdi Frashdrit pat nji rrjedhim tragjik. Nji dit tė qershorit 1937 nji shpallje zvrtare njoftoi popullin shqiptar se Ethem Toto, ish-minister i mbrendėshėm nė kabinetin Frashėri, kishte fillue nji krvengritje me armė dhe ishte vra nė luftė me forcat qeveritare. Vėllaj i tij Ismet Toto, nji shkrimtar i ri me talent, kishte ra viktim i po kėsaj traggjedije. Musa Juka nuk humbi rastin edhe kėt herė me kapė e me burgosė kundrėshtarė tė regjirnit, tue i akuzue si bashkėfajtorė. Misteri i kėtij epizodi tė pėrgjakun pret tė ndriēohet nga historishkruesit e avenirit, qi do tė mund tė konsultojnė arqivat e Tiranės pa mbikėqyrjen e Komisarve te partis. Ajo qi mund tė thuhet sotpėrsot asht se Ethem Toto, i cili mbahej ndėn vėrejtje tė rreptė nė Vlonė, jetonte ndėn hijen e vdekjes dhe, nji dit prej ditve, vendosi me dalė nga kjo gjendje me nji ggjest dishpėrimi qi ishte dėnue tė dėshtonte. Marrėdhaniet me Italin Mbas marrėveshtjeve qi Myfit Libohova nėnshkroi nė Romė nė verėn e vitit 1925 u kryen shpejt e shpejt veprimet pėr tė themelue Bankėn Kombėtare tė Shqipnis. |