Mbreti Zog i I |
||
Faqe 292 |
||
Nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, Banka ishte nė duert e Italjanve dhe nuk i nėnshtrohej juridiksionit tė gjyqeve tė Shqipnis. Tė hollat e depozitueme mbaheshin nė kasat e Credilo Italiano, dhe Keshilli Administrativ, me nji pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar, mblidhej nė Romė. Bilanēi dhe ēdo dokument tjetėr i Bankės botoheshin nė gjuhun italishte. Vetėm monedhat prej letre qi shtypi Banka ishin shkruejtė shqip. Monedha zyrtare e Shqipnis pėrbahej nga napoloni qi vlente njizet franga ari dhe nga dollari prej pes franga ari. Si monedhė ēkėmbinni pėndoreshin koronat prej arggjėndi dhe pjesėt ma tė vogla qi kishin ngelė nė Shqipni qysh prej kohės sė luftės 1914-1918. Pa kalue shum kohė populli vuni besim nė kartėmonedhėn e Bankės, e cila gnumbolloi disa milion franga nė flori tė vėrtetė, qi u transferuen nė Romė dhe shėrbyen si garanci pėr kartėmonedhėn nė qarkullim. Ky ar asht edhe sot (1965) objekt i gnindjes nė mes tė disa shteteve qi shpallin se iu pėrket atyne. Nji fenomen pak i ēuditėshėm asht se monedha shqiptare mbajti vleftėn e saj tė plotė nė bazė tė arit nė nji kohė kur dollari, lira, sterlina dhe gjith monedhat e tjera u ēvleftėsuen si rezultat i krizės sė madhe tė vitit 1931 e ma pastaj. Kjo shpjegohet mbasi paraja shqiptare shėrbente kryesisht si mjet ēkėmbimi nė tregun e mbrendėshėm, ndėrsa deficiti i ballancės tregėtare me botėn e jashtme rregullohej nga Banka Kombėtare me ndihmat e Italis dhe tė ardhunat nė dollarė qi dėrgonin Shqiptarėt e Amerikės. Duhet theksue se mbrenda caqeve tė marrėveshtjes qi kishte caktue themelimin e saj, Banka Kombėtare shėrbeu nė mėnyrė korrekte dhe stėrviti tregėtarėt e Shqipnis me pėrdorė lehtėsinat e saj nė ēkėmbimet e tyne me botėn e jashtme. Mjerisht, caqet e marrėveshtjes ishin aq tė ngushta qi Banka nuk mund tė |
ndihmonte fort nė pėrparimin ekonomik vėndit tonė. Kredi u jepej sidomos atyru tregojshin prirje proitaljane, dhe jo mba' vleftės financiare tė ndėrmarrjes sė tyne. Tė pesdhjet milion frangat ari tė hua' SVEA u depozituen gjithashtu nė kasat i Bankave fltalis. SVEA lidhi kontrata mi shoqni italiane tė specializueme nė puni botore, tė cilat u ngarkuen me ndėrtimin rrugėve, urave dhe disa ndėrtesave publ: si pallatet e ministrive nė Tiranė. Kjo pu u krye me energji dhe kompetencė nė pėrggjithėsi. Mbrenda pak vjetve Shqipni u pajisė me nji rrjetė rrugėsh qi lidhin nji me tjetrin qytetet ma me randėsi tė Shqipnisė. Disa nga kto vepra si ura Zoj mbi lumin Mat dhe serpentinat nėpėr Qafėn e Shtamės kanė fitue admirimin e vezhguesit tė paanėshėm. Kun erdhė pui me ba pėnmirėsime nė lamin e bujqėsis, punėt shkuen si mos ma keq. U shpenxuen tre milion franga ari pėr tė ndėrtue nji kanal nė fushėn e Shkumbinil afėr Kavajės dhe pastaj duel nė shesh se toka nuk ishte mjaft e pjerrėt qi tė rridhte uji i vėrshimeve tė lumit. Kjo nuk shpjegohet vetėm me mungesė kompetenc nga ana e teknikėve qi banė planet. Inicjativa e dėshtueme ka pasė nė kėt rast edhe nji nėnshtresė politike. Rrugėt dhe urat kishin nji randėsi strategjike pėr Itali dhe prandaj puna u krye me shum kujdes kurse rimėkambja ekonomike e Shqipnis dhe aftėsija e saj me jetue pa ndihma nga jashtė nuk ishte nė interesin e qeveris fashiste tė Romės. Nė parim interesi i huas sė 50 milionve ishte 7 pėrqind nė vit. Por me komision, amortizim, etj., kamata arrinte 14 pėrqind. Domethanė se Shqipnija duhej tė paguentc 7 milion franga ari nė vit ose tė bjerrte tė ardhunat e doganės. Qysh nė vitin e parė Mussolini pat nė dorė nji armė tė ruqishme pėr tė ba presion mbi qeverin e Tiranės. |