Mbreti Zog i I |
||
Faqe 293 |
||
Me kėt mėnyrė Italija siguroi nji varg koncesionesh nė lamin e ekonomis. Shoqnija italjane AIPA fitoi tė drejtėn me shfrytėzue burimet e vojgurit nė Kuēovė, nė mes tė Beratit dhe Vlonės. Nji tjetėr shoqni italiane, AGIP1 siguroi monopolin e importimit tė karburanteve nė Shqipni. Kjo e funait la nji kujtim tė keq nė Shqipni, mbasi benzina qi shiste nuk ishte nga ma tė mirat dhe motorat e veturave dhe autobuseve, qi ishin i vetmi mjet transporti i shpejtė, damtoheshin randė nga ky shkak. Nė fazėn e fundit tė Monarkis, italianėt fituen edhe monopolin e peshkimit nė ujnat shqiptare, por nuk patėn kohė me e vue nė zbatim para invazionit tė 7 prillit 1939. Halli ma i madh i krenve fashist ishte me shtie dorė mbi tokat bujqėsore tė Shqipnis. Por nė kėt pikė qeverija shqiptare rezistoi pa u pėrkulun, dhe bile u caktue me ligjė qi nėnshtetasit e huej tė mos kishin tė drejtė me ble toka qi shėrbejshin pėr tė mbjellė e pėr tė korrė. Prandaj ktu puna u kufizue me disa koncesione tė vogla individuale qi nuk ndryshuen situatėn e pėrgjithėshme. Nji pjesė e huas SVEA shėrbente pėr tė mbyllė deficitin e buxhetit tė Shqipnis. Ky burim shterroi nė vitin 1930, pikėrisht kur plasi kriza ekonomike botnore, kur eksportimet e Shqipnis zbritėn nė nivelin ma tė ulėt dhe deticiti i ballancės tregėtare arriu ma se 20 milion franga ari nė vit. Mbasi ishte grumbullue nji shumė e madhe si interes i mrapambetun nga hua e SVEA-s pėr me e pėrdorė si mjet presioni politik nė rast nevoje, Mussolini pranoi kėt herė me i dhanė Shqipnis nji hua prej 100 milion franga pa interes. Tė hollat do tė delshin prej arkės sė shtetit italjan dhe do t'i paguheshin qeveris shqiptare nga 10 3. AIPA - Agencia Italiana Petroli Albania; AGIP - Agenzia Generale Italiana Petroli |
milion franga ari pėr ēdo vet. Shqipnija do tė fillonte me e ripague huan kur buxheti i shtetit tė arrinti 50 milion franga ari nė vit. Afati i Paktit tė Tiranės, qi kishte qenė nėnshkrue pėr 5 vjet, mbaroi me 1931. Mbreti Zog refuzoi me e pėrsėritė, tue shpallė se aleanca ushtarake i kishte zanė vendin. Nji mot ma vonė Italija refuzoi me pague 10 milion frangat ari tė huas sė re. Nuk mjaftoi kjo, qeverija italjane kėrkoi qi tė paguheshin tė mrapambetunat e interesit pėr huan e SVEA. Megjithqi nuk kishte si me pague, qeverija shqiptare refuzoi t'i pėrulej presionit tė Romės. Pa ē'pa, Mussolini u detyrue t'i jepte Shqipnis nji moratorium (afat) prej nji vjetė. Huaja e 10 milionve nė vit filloi me iu derdhė pėrsėri thesarit tė Shqipnis. U duk shpejt se kjo ishte nji masė fare e pėrkohėshme. Nė fillim tė vitit 1933 qarkulluen lajme se Italija i kishte paraqitė Shqipnis kėrkesa qi nuk pajtoheshin me pamvarėsin e vėndit. Thuhej, nė mes tjerave, se Mussolini donte nji lidhje doganore nė mes tė dy shteteve, kontrollin e plotė mbi ushtėrin dhe financat e Shqipnis, zavendėsimin e organizatorve anglez tė gjindarmėris me oficerė te karabineris italjane, formimin e nji partije fashiste shqiptare, koncesione tė tjera ekonomike dhe, ma e keqja nga te gjitha, vendosjen e familjeve italiane nė tokat bujqėsore tė Shqipnis. Pėrkarshi kėtyne kėrkesave Mussolini ofronte me i dhanė Shqipnis dhjet milion franga ari nė vit pėr nji afat tė pacaktuem dhe tė mos lypte pagimin e kamatės sė mrapambetun pėr huan S.V.E.A. Mbreti Zog i hudhi poshtė «- kto kėrkesa qi synojshin me e ba Shqipnin nji krahinė fltalis. Shum vet nga rrethi i Oborrit Mbretnuer kėshilluen kapitullim, |