Mbreti Zog i I |
||
Faqe 295 |
||
popullin kundėr regjimit me anė tė fjalės sė gojės ose tė shtypun, dhe veēanėrisht ēdo pėrpjekje me organizue njerzit pėr tė luftue regjimin, ndiqej pa mėshirė. Nji rrjetė i gjanė spiunėsh mbante autoritetin administrativ tė mformuem mbi ndjenjat e popullit dhe mbi qėndrimin e tij kundrejt pushtetit. Megjithatė, sikur e pamė ma nalt, opozita kundėr regjimit nuk u shuejt krejt dhe, kohė mbas kohe, dora e randė e aparatit policor, e drejtueme nga Musa Juka shtypi pa mėshirė ata qi nuk ishin tė kėnaqun nga gjendja e Shqipnis dhe qi dojshin me e ndryshue, kush me fjalė e kush me vepra. Tue pėrjashtue ndjekjen e kundėrshtarve politik tė regjimit, shumica e madhe e popullit shqiptar jetoi ndėn Monarkin nė kondita rregulli dhe qetėsije shėmbullore qi nuk ishin vėrtetue kurr ma parė. Nė kėt mes rolin vendimtar e luajti gjindarmėrija shqiptare qi organizuen oficerat anglez. Mbreti Zog pruni oficera britanik jo vetem pėr aresye tė kompetencės sė tyne profesionale, por edhe si nji akt politik pėr mos me u dipendue kryekėput nga ekspertė italjan nė ēdo lamė tė veprimtaris shtetnore. Nė krye tė misionit britanik ishte gjenerali Sir Locelyn Perey, i cili kishte shėrbye nė ushtėrin britanike nė luftėn e parė botnore, kishte punue pranė gjeneralit rus Denikin qi luftonte kundėr Bolshevikve, dhe kishte dalė nė pension. Si Inspektor i Pėrgjithėshėm gjenerali Perey vuni nė veprim nji organizim tė ri tė ggindarmėris, tue ia adaptue ndarjes administrative tė vėndit nė prefektura e nėnprefektura, me qark-komandantė pėr tė parat dhe rreth-komandantė pėr tė dytat. Pranė komandantėve shqiptar nė qendrat kryesore ishte nji oficer britanik ine kompetencė tė ggjanė. Gjeneral Perey, i cili ishte pėrggjegjės drejtpėrdrejt para Mbretit, siguroi qi gjindarmėt tė paguheshin mirė |
dhe me rregull, tė kishin kushte tė jetesės tė mjaftueshmė sa mos me ndie nevojėn pėr abuzime dhe tė ishin intelektuahsht tė stėrvitun sa me kuptue mirė detyrėn e tyne si mbrojtės tė popullit kundėr shkelėsve tė ligjit dhe tė drejtėsis. Mbrenda pak vjetve gjindarmėrija u ba organi ma i vlefshėm i Mbretnis shqiptare dhe populli filloi me pasė besim nė tė. Oficerė tė stėrvitun mbas metodave tė perėndimit mbushnin vjet mbas vjeti radhėt e komandantėve tė ēdo grade, tue i dhanė gjindarmėris nji frymė tė re. Natyrisht, influencat lokale, sidomos nė krahinat e veriut dhe tė lindjes, ishin ende tė forta dhe veprimtarija e gjindarmėris nė ndjekjen e kriminelve pengohej prej ndėrhyrjeve misterioze tė njerėsve tė fuqishėm, tė cilėt nuk ishin gati nne pranue barazin para ligjit. Ky antagonizėm nė mes tė gjeneratave, kjo luftė e heshtun nė mes tė nėpunėsve me mendėsi tė vjetėr dhe tė re, vėrtetohej pak a shum nė ēdo degė tė aparatit shtemor. Por koha punonte pėr tė rinjtė. Nė mbarim tė ēdo vjeti ktheheshin nga Europa studentėt me diplomat nė xhep, dhe kėsisoj shtohej numri i juristėve, mjekve, agronomve, inxhenjerve, etj., qi okuponin pozita me pėrggegjėsi nė degėt e ndryshme tė administratės shtetnore. Ata kishin dėshir tė fortė me vue nė punė ditunin qi kishin fitue nė universitetet e perėndimit; shpeshherė orvatjet e tyne pėrpiqeshin mbas kundrėshtimit, qoftė nga interesi ose paditunija, tė memurve tė shkollės sė vjetėr me pozita ma tė nalta. Koha, si thamė, punonte pėr tė rinjtė dhe, sikur tė mos kishin qenė rrethanat e jashtme, brezi i ri kishte me dalė fitues dhe Shqipnija do t'ishte ba nji shtet i pėrparuem, me liri politike dhe lulezim ekonomik, ashtu si andronin pionjerėt e Rilindjes Kombėtare. |