Mbreti Zog i I |
||
Faqe 296 |
||
Mbretnija shqiptare kishte nji ministri tė ekonomis, me agronomė dhe ekspertė tė ēdo lloji, por nuk kishte nji politikė ekonomike pėr me e vue nė zbatim. Problemi kryesor qi pėrballonte Shqipnija ishte me riorganizue bujqėsin dhe me sigurue qi toka tė punohej mbas metodave dhe me mjetet e shkencės moderne. Hapi i parė duhej tė ishte me e ba bujkun zot tė tokės qi punonte, me anė tė reformas agrare qi duhej tė ēdukte mbeturinat e sundimit otoman. Kjo reformė do t'ishte nji nxitje pėr bujkun me punue ma randė dhe me prodhue ma tepėr e ma mirė. Nga ana tjetėr shteti duhej t'i ndihmonte bujkut financiarisht pėr tė zavendėsue parmendėn e drunjtė me plugun e ēelniktė, qet dobėt me traktorė, kuejt e lamit me maqina shijėse; si dhe me furnizue bujkun me fara tė selekcionueme, plehna kimike, etj. Nji hap tjetėr do t'ishte me inkurajue bujqėt tė formojnė, me vullnetin e tyne tė lirė, kooperativa buiqėsore pėr tė ble dhe pėr tė pėrdorė sė bashku pajimet e nevojshėm, tue shpėtue kėsisoj nga kthetrat e fajdexhiut; ashtu dhe pėr tė shitė produktet e punės sė tyne drejtpėrdrejt konsumatorit nė kohėn ma tė volitėshme, tue shputue kėsisoj nga kthetrat e spekulatorve. Nji masė tjetėr esenciale qi duhej tė kryente shteti ishte me shpėtue bujkun nga rrebeshi i vėrshimeve dhe tė thatėsinės. Me fjalė tė tjera, ministrija e ekonomis kombetare duhej tė kishte nji program tė ggjanė kanalizimi dhe irigacioni, qi duhej zbatue sistematikisht vjete me radhė. Qėllimi duhej tė ishte me tėrheqė ujnat kur buēisnin lumenjtė dhe me vaditė arat kur dielli kėrcėnonte me tha bimėt nė rranjė. Nji fazė e dytė duhej tė ishte krijimi i industrive pėr tė vlerėsue prodhimin e tokės: konserva pemėsh e |
blėrimesh, fabrika cigaresh, sheqeri, tekstili, etj. Puna qi kreu Ministrija e Ekonomis Kombėtare, megjith orvatjet e ēmueshme tė agronomve dhe specialistėve tė saj, ishte si nji pikė nė det. Nji iniciativė qi duhej tė kishte shėnue fillimin e programit tė pėrmirėsimeve bujqėsore, domethanė kanali i fushės sė Kavajės, u ba monumenti i dėshtimit dhe u la pėrgjysėm, mbasi u shpenxuen tre milion franga ari. Sa pėr ![]() MBRETI ZOG i PARE reformen agrare, profesori italjan Lorenzoni u prue nė Shqipni me 1929 dhe u ngarkue me pregatitjen e nji projekti. Raporti i tij u vue nė bazė tė nji projekt ligji qi u hartue nga qeverija e Mehdi Frashėrit. Por ishte dukun me kohė se qellimi nuk ishte me zbatue nji reformė agrare nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Puna u kufizue me instalimin e refuggjatve nga Kosova nė toka djerr tė fushės sė Myzeqes nė ēifligjet e |