Mbreti Zog i I |
||
Faqe 297 |
||
shtetit ose tė pronarve privat. Iniciativėn e kishte marrė Kontesha Carnarvon, e ama e Kolonelit Aubrey Herbert, e cila vizitoi Shqipnin mbas luftės sė parė botnore dhe u mallengjye nga vorfnija e madhe e refugjatve Kosovar. Me lejėn e qeveris shqiptare dhe me ndihmat qi kishte mbledhė vet, Lady Carnarvon ndėrtoi nji katund tė ri nė fushėn e Kavajės dhe ia vuni emnin Herbert. Ma vonė u krijue nji katund i dytė kėsodore nė fushėn e Krujės. Katundarėt Kosovarė u inkurajuen me endė qylyma dhe orendi tė tjera prej leshi dhe pambuku. Orvatjet e palodhėshme tė Zonjės Herbert nė Londėr pėrfunduen me ēeljen e nji dyqani tė posaqmė ku u. shitėn me shum sukses plaqkat e prodhueme nė Shqipni, ku Zonja Pennington, ndihmėse e Lady Carnarvon, merrej me grumbullimin dhe dėrgimin e tyne. Iniciativa e Lady Carnarvon u vazhdue nga qeverija shqiptare tue instalue bujq nė tokat e shtetit ose lė privatve qi nuk i punonin. Mjerisht, kjo masė ishte nė nji shkallė kaq tė vogėl nė krahasim me tansin dhe urgjencėn e problemit bujqėsor, saqi kurrgja nuk u ndryshue nė themel. Sistemi bujqėsor mbet ai qi kishte qenė ndėn sundimin turk dhe pema e djersės sė bujkut u var kryekėput nga konditat atmosferike: ra tepėr shi kur nuk duhej ose nuk ra shi fare kur ishte ma i nevojshėm. Nji masė pozitive nė lamin juridik qi vlen tė pėrmendet asht se marrėdhaniet nė mes tė pronarit dhe tė bujkut u rregulluen legalisht me anė tė ashtuquejtunės kontratė-tip, domethanė tė kontratės sė standardizueme ku caktoheshin detyrimet e bujkut kundrejt pronarit dhe syprimohej e drejta tradicionale e kėtij tė fundit me e hudhė jashtė kur t'i shkrepej. U hoqėn edhe disa detyrime te tjere qi randojshin mbi bujkun dhe qi cėnojshin ma tepėr |
sedrėn e tij si qytetar i lirė. Dihej se fushat e gjana pjellore tė Shqipnis mund tė ushqenin nji popullsi disa herė ma tė madhe se atė tė vjeteve para luftės sė parė botnore. Por metodat primitive qi pėrdoreshin nė punimin e tokės dhe organizimi i mrapambetun i ekonomis bujqėsore ishin shkak qi prodhimi i drithnave nuk arrinte sa me sigurue bukėn e popullit, i cili hante ma shum misėr se sa grunė. Pėrfundimi me sukses i punės sė nandė tė bujkut shqiptar mvarej kryekėput nga konditat atmosferike: binte shi me vrull kur nuk duhej, vėrshonin lumenjtė dhe bereqeti nė fushė prishej nė rranjė; nuk binte shi mjaft nė kohėn ma tė nevojshme dhe kallinjtė i thante dielli nė rranjė. Vetėm kur natyra e mėshironte bujkun, drithnat prodhoheshin nė sasi tė mjaftueshme sa me ushqye popullin dhe bile tepronte nji sasi e vogėl pėr tė eksportue. Mjerisht kjo ndodhte tepėr rrallė. Ma tė shumtėn e vjeteve kishte nji deficit prej 10 deri 15 pėrqind nė prodhimin e grunit dhe tė misrit qi duhej importue prej sė jashtmi. Nė Malėsit e Veriut dhe tė Lindjes shkaktohej nji zi buke dhe ushqimi duhej dėrgue nga qendra. Pėr shembull nė vjetėt 1936-1938 prodhimi nnesatar i drithnave, kryesisht grunė dhe misėr, arriu afro 200.000 ton, ndėrsa u importuen nga jashtė ma se 27.000 ton, shumica misėr, pėr tė mbyllė vitin. Blegtorija ishte nė nji shkallė relativisht ma tė lulėzueme nga pikpamja e ekonomis kombėtare, jo vetėm qi siguroheshin nevojat e vėndit pėr mish, tėlynė, qumėsht, vezė, etj., por produktet e blegtoris pėrbanin pjesėn ma tė madhė tė artikujve tė eksportimit. Eksportoheshin rregullisht kafshė tė gjalla, djathė, vezė, lėkurė, ullinj, etj. Ndėrsa bujqėsija shkaktonte importimin e nji sasija drithi qi kapte disa milion franga ari nė vit, blegtorija bante |