Mbreti Zog i I |
||
Faqe 299 |
||
tė tilla mjaftonin anxhak sa me mbajtė me rrogė personelin e dikastereve. Prandaj nuk tepronte gja pėr ndėrtime nė shkallė tė gjanė ose pėr tė zbatue plane pėrmirėsimi nė bujqėsi. Edhe tė hollat e huave italjane disi kalonin nėpėr duer pa lanė gfurma tė vazhdueshme nė ekonomin e vendit. Pėr she nbull u shpenxuen gati tre milion franga ari pėr tė ndėrtue kanalin e Kavajės qi do tė pėrmirėsonte fushėn e Shkumbinit dhe, nė gjysmė tė punės, u konstatue se toka nuk ishte mjaft e pjerrėt pėr tė sigurue rrjedhjen e ujnave nėpėr kanal. Vorfnija e madhe, banesat e vogla, tė vjetra dhe pa komfort, ushqimi i pamjaftueshėm dhe mungesa e higjenės ishin shkak tė pėrhapjes sė shum sėmundjeve nė popull. Sidomos tuberkulozi dhe malarja ēonin nė vorr para kohe nji numur relativisht tė : konsiderueshėm burrash dhe grash: Pėrqindja e vdekjeve nė mes tė fėmijve ndėn nji vjet ishte jashtzakonisht e naltė. Drejtorija e Pėrgjithėshme e Shėndetėsis, lidhun mbas Ministris sė Mbrendėshme me nji buxhet fare tė vogėl, pa spitale, pa mjekė dhe pa mjetet moderne pėr tė luftue sėmunddjet nė shkallė tė gjanė nuk ishte nė gjendje me pėrballue problemet seriozisht. Me tė hollat e huas italjane u banė disa ndėrtime pėr mė i shėrbye pėrmirėsimit tė shėndetit tė popullit. Vlen tė pėrmėndet spitali i Tiranės, ndėrtue nė mes tė blerimeve dhe ajrit tė pastėr; me pavijonet e ulėt dhe koridoret e ggjanė ku hynte dielli nga ēdo anė dhe krijonte nji atmosferė tė hareshme; me pajinnet modenne dhe me ata pak mjekė qi kishin studjue nė Europė. Spitali i Tiranės ishte nji sukses me tė cilin mund tė krenohej ēdo qeveri. Nė Korēė spitali ma i vogėl ishte ndėrtue me mjete private dhe mund t'i bante ballė nevojave tė qytetit pėr tė mjekue tė sėmundėt. Por gati nė tė gjitha qendrat e |
tjera tė banueme, mjekėt nuk kishin mjetet ma elementare pėr tė krye si lypsej detyrėn e tyne ndaj popullit. Me ndėrtue spitale, klinika dhe sanatoriume pėr tė mjekue ata q'i kapte sėmundja ishte problemi ma i ngutėshme. Por kjo nuk mjaftonte. Duheshin marrė masa radikale pėr tė shkulė nga rranjėt semundjet qi dobėsonin popullin dhe shkatėrronin aftėsin e tij me prodhue dhe me krijue. Simbas analizave qi ishin ba qysh me 1928 nė mes tė nxanėsve, nė qendra si Gjinokastra, Vlona, Berati dhe Durrėsi, numri i atyne qi kishin sirnptomet e malarjes nė mulqin e bardhė kalonte nga 55 pėrqind nė Durrės deri 90 pėrqind nė Prefekturėn e Gjinokastrės. Qarku i Korēės dukej ma i shėndetėshėm nga kjo pikpamje tue pasė vetėm 25 pėrqind tė nxanesve tė prekun nga mikrobi i malarjes. Pėr tė ēdukė kėt rrebesh duheshin tha moēale e kėneta qi sherbenin si fole e mishkojave, tė cilat transportonin mikrobin e malarjes nga i sėmundi tek i shėndoshti. Kjo ishte nji punė kolosale qi lypte mjete financiara pa fund. Nji hap i parė dhe me shum randėsi u ba me ndihnnėn e miqve tė huej tė Shqipnis. Kontesha Carnarvon, e ama e Kolonelit Aubrey Herbert, interesoi Fondadonin Rockfeller tė Shteteve tė Bashkueme pėr tė organizue luftėn kundėr malarjes nė Shqipni. Propozimi i saj u pranue, dhe u votue nji shumė e madhe pėr kėt qellim. U dėrguen nė Shqipni disa mjekė tė speciahzuem, pajimet e nji laboratori dhe nji sasi barnash. U krijue nė Tiranė Instituti anti-malarik ndėn drejtimin e ekspertėve tė Fondadonit Rockfeller dhe me bashkepunimin e mjekve shqiptar si Dr. Ashta. Instituti ēeli degė nė tė ggjitha krahinat e Shqipnis ku malarja ishte tue ba kėrdin. Ndėrsa mjekoheshin tė sumundėt me barnat e pėrshtatun, merreshin masa pėr tė shpėtue |