Mbreti Zog i I |
||
Faqe 300 |
||
fėmijėt tue luftue kunupet nė folet e tyne. Mbrenda pak vietve u kor nji sukses gati i pabesueshėm. Si mbas analizave qi u banė nė mbarim tė vitit 1938 pėrqindja e femijve qi tregojshin simptomet e malarjes kishte zbritė: nė Tiranė nga 42 nė 11, nė Berat dhe nė Vlonė numri i fėmijvė malarik ishte paksue pėr gjysmė. Populli shqiptar ushqen nji mirėnjoftje tė thellė pėr tė mirat qi ka pa nga Fondacioni Rockefeller nė saje tė Lady Carnarvon. Mjerisht, okupatori fashist e mohoi kėt shėrbim tė paēmueshėm, sikur bani pėr ēdo ndihmė qi na ka ardhė nga perendimi demokratik. Mjekėt dhe specialistėt amerikan u detyruen tė largohen prej Shqipnije dhe Instituti anti-malanik u mbyll. Pėr fat tė minė, miqtė tonė amerikan e dijnė padyshim se reggjimi fashist nuk shprehte vullnetin e popullit shqiptar, i cili i dunoi me shpirt kto masa antikombėtare tė okupatorit. Arėsim dhe kulturė Nji orvatje e nneritueshme u ba pėr tė pajisė vendin me nji rrjetė sa ma tė plotė shkollash fillore dhe tė mesme pėr tė prue nė vėnd andrėn e Sami Frashėrit. Mjerisht mjetet ishin tė kufizueme dhe pėrparimi nuk ishte aq i shpejtė sa do tė kishin dishrue arėsimtarėt ma tė zellshėm. Nga ana tjetėr, nuk duhet harrue se puna qi ishte krye deri atėhere ishte fort e pakėt dhe sistemi arėsimor duhej ndėrtue gati nga themeli. Duheshin ngrefė ndėrtesat shkollore nė qytete dhe nė katunde, duheshin pregatitė dhe shtypė librat shkollore, dhe sidonnos duheshin stėrvitė arėsimtarė pėr ēdo degė tė ditunis. Nga faza e shkurtėn e demokracis parlamentare kishin mbetė, sikur e pamė, liceu i Korēės, Normalja e Elbasanit, Instituti Kiriaz pėr vajza dhe shkollat e klerit katolik nė |
Shkodėr. Gjatė periudės sė Monarkis u ēel gjimnazi i Tiranės, shkolla qytetse me shtat vjet mėsim dhe shkolla fillore nė qytete e nė katunde. Kryqi i Kuq Amerikan (junior) ēeli shkollėn teknike nė Tiranė pėr tė stėrvitė djemtė nė zeje praktike si mekanikė dhe bujqėsi; shkolla bujqėsore e Kavajės u ndėrtue dhe u mbajtė nga Near East Foundation i Shteteve tė Bashkueme. Pėr tė plotėsue mėsimet universitare, nji numur i caktuem ndėr djemtė dhe vajzat qi mbarojshin me sukses shkollėn e mesme dėrgoheshin me bursė nė kryeqytetet e Europes. Shum nga kta kishin krye studimet dhe ishin kthye nė Shqipni pėr tė vue nė praktikė ditunin e fitueme nė shkollat e nalta tė perėndimit. Me 1934 qeverija shqiptare vendosi me shtetėzue shkollat e ēdo kategorije dhe nė ēdo ggjuhe qi drejtoheshin nga ente private. Shkaku dukej se ishte politik dhe kjo masė drastike synonte me i prė hovin Italis qi ēelte shkolla nė Shqipni pėr tė ba propagandė kundėr regjimit me nji mėnyrė ose me nji tjetėr. Drejtori i shkollės teknike Z. Fulz me ggjith kolegėt e tij u detyruen tė largohen prej Shqipnije, tė shoqnuem nga simpathija dhe mirenjoftja e thellė e nji brezi Shqiptarėsh qi ishin stėrvitė me punue me tru dhe me duer. Shtetėzimi i shkollave shkaktoi nji konflikt tė ashpėr me Greqin nė lidhje me pakicėn Grekofone tė Shqipnis sė jugut. Komunitetet grekofone tė krahinės sė Dropullit kundėrshtuen vendimin qė mesuesit e shkollave greqishte tė emnoheshin nga Ministrija e Arėsimit nė Tiranė. Qeverija greke si gjithmonė u duel zot Grekofonve dhe ēashtja iu referue Lidhjes sė Kombeve. Qeverija shqiptare e humbi davan dhe reforma arėsimore nuk u zbatue nė shkollat grekofone. Rezultati praktik i kėsaj mase tė dėshtueme ishte nji ringjallje e ndjenjave progreke qi kishin pasė fillue tė |